News24 ka siguruar pamje nga aksidenti ir ëndë në Pogradec ku humbi jetën një i ri vetëm 34-vjecc.
Në pamje duket qartë se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin mbi makinën, është përplasur me barrierat anësore të rrugës duke i shkatërruar ato, çka tregon se mjeti duhet të ketë qenë me shpejtësi të lartë, tej normës së lejuar.
Më pas automjeti ka përfunduar i përmbysur në buzë të liqenit.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor që po kryen veprimet e nevojshme për zbardhjen e detajeve të ngjarjes.