‘Nuk e di nga dolën’/ Shpat Kasapi përgënjeshtron lajmet e ndarjes

Në ditët e fundit, u aludua se këngëtari Shpat Kasapi dhe bashkëshortja e tij, Selvie, kanë kaluar përmes një ndarje. Por, artisti ka reaguar duke hedhur poshtë këto thashetheme, duke siguruar fansat e tij se marrëdhënia me gruan e tij është e fortë dhe nuk ka ndryshuar.

Në një intervistë të tijën të fundit, Kasapi sqaroi se asnjë ndryshim nuk ka ndodhur në jetën e tij personale dhe se si çdo çift tjetër, ata kanë edhe mosmarrëveshje të vogla. “Nuk jemi ndarë. Si çdo çift kemi zënkat tona, por kjo është krejt normale,” shpjegoi ai.

Kur u pyet për origjinën e këtyre spekulimeve, Kasapi u shpreh me qetësi: “Nuk e di… vërtet nuk e di nga dolën.”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×