ZYRTARE/ Theo lë Milanin, nënshkruan me Al Hilal

Theo Hernandez ka kaluar te Al Hilal. Klubi i Milanit, në një postim në rrjetet sociale ka falenderuar lojtarin për kontributin.

“AC Milan njofton transferimin e përhershëm të lojtarit Theo Bernard François Hernández te Al-Hilal SC.

Klubi e falënderon Theon për gjashtë vitet e kaluara së bashku dhe i uron atij çdo sukses në karrierën e tij personale dhe profesionale”.

Mbrojtësi anësor është gati për aventurën e re në Arabinë Saudite, aty ku e pret Al Hilal që drejtohet nga Simone Inzaghi. Transferimi ka kushtuar 25 milionë euro.

 


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×