Nikita Andreyev, trajneri i Nomme Kalju analizoi barazimin 1-1 ndaj Partizanit në Conference League.
“Lojtarët erdhën në fushë me energji dhe dëshirë të mirë dhe nuk ishin të frikësuar, luajtën hapur ndaj një prej skuadrave më të mira në Shqipëri dhe mendoj se treguan një paraqitje të mirë dhe nivel të mirë. Mund vetëm t’i përgëzoj dhe them se hapi i parë u hodh, duhet të shohim hap pas hapi përpara.
Ky është futbolli, jam i kënaqur me performancën, ndoshta jo me rezultatin. Mendoj se rezultati mund të ishte 1-0 e ndoshta më shumë. Por duhet të fokusohemi si mund të ndryshojmë në ndeshjen e dytë, çfarë korrigjimi mund të bëjmë dhe të marrim rezultatin që duam”, tha trajneri i Nome Kalju.