Vrasja e 23-vjeçarit nga Mati, autorët dyshohet se erdhën me 2 makina nga Rrësheni. Kërkohet shoqërimi i 10 personave

Detaje të reja zbardhen nga hetimet e grupit hetimor që po heton shkaqet e vrasjes së 23-vjeçarit nga fshati Zenisht i Matit. Siç raporton gazetari i News24, Enver Doçi, dy makina dyshohet kanë ardhur nga Rrësheni për të marrë peng 23-vjeçarin Renis Dobra.

Ndërsa një makinë tjetër, e ardhur nga Miloti, pa u futur në rrugën Milot-Burrel, ka kontrolluar rrugën 12 km nëse ka lëvizje. Për këtë ngjarje, pritet të shoqërohen 10 persona.

Dinamika e krimit
Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Madhesh të Ulzës, ku një 23-vjeçar u gjet mëngjesin e të mërkurës pa shenja jete buzë Liqenit të Shkopetit, ndërsa automjeti i tij kishte përfunduar në ujë. Familjarët e 23-vjeçarit Renis Dobra kishin humbur kontaktet me të mbrëmjen e së martës, dhe bënë kallëzim në polici për zhdukjen e tij, ndërsa trupi i pajetë i të riut u gjet mëngjesin e djeshëm nga një banor i fshatit Madhesh, i cili më pas ka njoftuar uniformat blu.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë së Matit u nisën drejt vendngjarjes, ku në drejtimin e Prokurorisë së Dibrës mblodhën provat që mund t’i çojnë drejt zbardhjes së krimit makabër.

Gjithashtu, policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë nga fshati Zenisht deri në hyrje të Burrelit, ku në pamjet filmike dallohen se në rrugën e vjetër Burrel-Tiranë kanë qarkulluar me shpejtësi njëri pas tjetrit dy automjete. Automjeti i parë dyshohet se drejtohej nga viktima, ndërsa autorët e vrasjes e kanë ndjekur pas dhe i kanë zënë pritë, duke e ndaluar në rrugë. Dyshohet se autorët kanë hapur me forcë automjetin e të riut dhe e kanë dhunuar brenda tij.

Një grup ekspertësh nga Tirana, së bashku me mjekun ligjor shkuan në vendngjarje dhe nga këqyra paraprake e të trupit të 23-vjeçarit Renis Dobra, kanë konstuauar disa plagë në gjoks dhe në kokë, si dhe një mavijosje përreth qafës.

News24 ka mësuar se 23-vjeçari Renis Dobra është kthyer nga Gjermania rreth 6 muaj më parë, ndërsa familjarët në dëshminë e parë kanë pohuar se nuk kanë dijeni që djali të ketë pasur konflikte me persona të tjerë.

() 


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×