Edi Rama: Dua të ngre një problem tjetër. Që është qasja dhe filozofia e të marrit lekë nga buxheti për rroga dhe investime.
Ende nuk po krijohen ndërmarrje fitimprurëse të bashkive. Ka disa tentativa të para por shumë minimale dhe të pamjaftueshme. Ndërkohë që me reformën Territoriale, nuk kemi më bashki dhe komuna por bashki që merren edhe me komunat. Ende sot mentaliteti dhe qasja është që puna e bashkisë është puna komunale në fshat. Pra rrugë, Ujësjellësi, kanalet vaditëse, por jo toka, prodhimi, grumbullimi, përpunimi, eksporti. Këto janë në dorë të atyre që punojnë tokën dhe të Ministrisë së Bujqësisë. Ndërkohë që nëse shkoni në Greqi e Itali, apo kudo tjetër në BE dhe jo vetëm, do të shihni që bashkitë janë pjesë e jetës së fshatit si sipërmarrëse.
Janë pjesë e strukturave të grumbullimit, linjave të eksportit, përpunimit. Sot kemi një instrument shumë më domethënës se sa kishim dje që është linja e kredisë së BSH, 250 mln euro, një kredi e butë ku bashkitë duhet të jenë forcë udhëheqëse. Duhet të bëjnë bashkë fermerët e t’u thotë bëhemi bashkë për një linjë përpunimi të ullirit dhe ta bëjmë vaj, përpunimi i domates për ta bërë salcë etj. Duke qenë bashkia pjesë është shumë më e lehtë për bankat të mbështesin fermerët.
Departamentet e bujqësisë në bashki, janë komike, qesharake, të krijuara për të bërë qoka, jo njerëz që merren me tokën. Duhet rol proaktiv