
Benny Blanco dhe Selena Gomez po kalojnë një nga periudhat më të lumtura të jetës së tyre. Çifti është plotësisht i dashuruar dhe po përgatiten të martohen së shpejti. Duke folur për dasmën e tyre, muzikanti shpjegoi se ata as nuk kanë filluar ta planifikojnë ende.
Në një episod të ri të podkastit “Therapuss with Jake Shane”, i cili u publikua më 10 korrik, producenti 37-vjeçar i muzikës foli hapur për marrëdhënien e tij me Selena Gomez, por edhe për faktin se për momentin ata nuk janë përfshirë fare në përgatitjet e dasmës.
“Jo, nuk jemi përfshirë ende, prandaj të dy duhet të relaksohemi. Punojmë kaq shumë“, shpjegoi ai dhe shtoi: “U fejuam dhe menjëherë pas kësaj po xhironim videoklipet për albumin tonë, pastaj erdhën festat, pastaj filloi promovimi dhe të gjitha këto.”
Më pas ai zbuloi se Selena Gomez u largua për të xhiruar serialin Only Murders in the Building, ndërsa ai po shkruante librin e tij të ri. “Kur ajo u kthye, qëndruam bashkë vetëm për një ditë. Pastaj ishte ditëlindja ime”, përshkroi ai, duke treguar se sa i ngjeshur është axhenda e tyre.
Lidhur me dasmën e tyre, Benny Blanco zbuloi se Ed Sheeran do të jetë patjetër në listën e të ftuarve, megjithëse ende nuk është caktuar një datë.
Selena Gomez kishte thënë më parë se ndoshta nuk do të kenë një valle të parë, pasi ndihet në siklet në momente të tilla, por do të kërcejë një “valle të veçantë” me gjyshin e saj dhe sigurisht do të marrë pjesë në Hora, vallëzimi tradicional i karriges që është i zakonshëm në dasmat hebraike.