“Brenda pak javësh dalin çmimet e reja të referencës”, Rama: Rritet taksa për shtëpitë e dyta

Gjatë takimit me kryebashkiakët në Durrës, kryeministri Edi Rama njoftoi se së shpejti do të publikohen çmimet e reja të referencës për pasuritë e paluajtshme.

Kreu i qeverisë tha se çmimet e referencës për herë të parë do të përfshijnë edhe një diferencim të taksës mes shtëpisë së parë dhe të dytës. Sipas kreut të qeverisë, taksa për shtëpitë e dyta, veçanërisht në zonat bregdetare, do të jetë më e lartë, duke krijuar një burim të rëndësishëm të ardhurash për bashkitë.

“Punë ditësh, javësh do të dalin çmimet e reja të referencës. Çmimet e reja do të kenë dhe një element tjetër. Taksa për shtëpinë e dytë do të jetë më e madhe se sa për shtëpinë e parë. Bashkitë, sidomos ato të bregdetit do kenë një të ardhur domethënëse nga ky proces. Pasi shumë persona në bregdet kanë shtëpitë e dyta. Nga ana tjetër duke pasur parasysh që çmimet e referencës rriten në mënyrë të konsiderueshme dhe e bëjnë jo të vogël taksën e pasurisë, që do të thotë kush do ta menaxhojë mirën taksën e pasurisë do të ketë të ardhura të mira, një gjë duhet pasur parasysh.

Në disa bashki kemi taksa lokale eksesive, gjë që nuk bën sens. Ne e kemi bërë zero taksën e biznesit të vogël por në disa bashki taksa e tavolinës, ose taksa e tabelës…ka dhe raste ekstravagante të këtyre që merren me miniera iu vënë dhe taksa lokale të çuditshme, por edhe këtu duhet pasur parasysh që të ketë një lloj sensi dhe kuptimi e gjitha. Ministria e Financave do na japë një udhërëfyes për tu pasur parasysh në kushte kur me futjen e çmimeve të reja të referencës taksa e pronës do të rritet dhe me kushtet kur për herë të parë do fusim konceptin e shtëpisë së dytë. Të githë këta që kanë shtëpitë në bregdet do duhet të paguajnë më shumë”, tha Rama.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×