
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe bën me dije se janë dërguar për kontroll në spital 5 persona. Dy prej tyre udhëtonin me mjetin tip “Benz” dhe 3 të tjerët me mjetin tip” Skoda”.
Policia gjithashtu ka sqaruar se aksidenti ka ndodhur te lagjja e “Shaljanëve”, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën të plagosurit.
Uniformat blu nënvizojnë se po u bëhen testet e alkoolit të dy drejtuesve të mjeteve që u përfshinë në aksident.