VIDEO/ Asllani drejt Milanit, “La Gazzetta dello Sport” i bën profilin futbollistit shqiptar

Mediat italiane duken të sigurta se Kristjan Asllani do të firmosë së shpejti për Milanin. Mesfushori i ka bindur të gjithë te Empoli dhe shihet si një talent i jashtëzakonshëm i cili do të bëjë mirë në elitën e futbollit italian. Ndaj edhe “La Gazzetta Dello Sport” i ka kushtuar një speciale djaloshit shqiptar i cili shpërtheu në pjesën e dytë të këtij sezoni në Serinë A dhe u bë shumë shpejt një nga emrat më të lakuar në merkato.

Gazeta e njohur italiane ka postuar në faqen e saj të internetit edhe në video ku i bën një profil të shkurtër mesfushorit shqiptar dhe mënyrës se si ai është prezantuar në futbollin italian.

Nga mosha, te pesha por edhe statistikat e tij personale në këtë sezon debutimi, “La Gazzetta dello Sport” e përshkruan atë si një regjisor të aftë për të nisur manovrën e skuadrës së tij.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×