
Xheisara Frisku bëhet nënë për herë të parë. Nënë e një vajze të cilit ia la emrin Sol. Xheisara këtë gëzim e ka ndarë me ndjekësit e saj në instagram duke publikuar disa imazhe nga salla e lindjes. Ish banorja mes fjalëve shprehu ndjesitë e një nëne.
Urime!
“Sot dua të flas për ndjesinë më të bukur të botës , atë që më bëri të përjetoj emocionet më të mëdha të jetës. Sol Maline 9 muaj pritje e ëmbël 9 muaj diskutime mes njëra tjetrës dhe jo vetë . Në këtë rrugëtim ne zgjodhëm që të kujdesej për ne të dyja doktorin më të mirë në botë , të paktën kështu na pëqen ne ti thërrasim Doktor Helidon Klosi ishte ai të cilit unë i besova të gjithë rrugëtimin dhe ecurinë tonë.
Sot pas shumë ditëve pa gjumë dhe pasi ne tashmë kemi filluar ta njohim më mirë njëra tjetrën gjej rastin ta falenderoj me shpirt për të gjithë durimin dhe dashurinë që na ka dhuruar si mua ashtu edhe bebi Sol.”