“Futbolli më ndryshoi jetën, e them me bindje”, Yamal: Iu flas për lidhjen e veçantë me nënën time

Për podkastin ‘Resonancia de Corazón’, Lamine Yamal, lojtari i Barcelonës, preku tema të ndryshme, përtej futbollit.

“Jeta ime ka ndryshuar në të gjitha aspektet. Më parë mund të dilja me miqtë për një pije, por tani nuk mundem më. Në turneun e kësaj vere në Kore, Japoni dhe Kinë ishte e pamundur të dilja diku, por jam i lumtur,”.

Ai tregoi lidhjen e veçantë me nënën e tij, Sheila Ebana.

“Nëna ime punonte shumë dhe nuk mund të kalonte gjithmonë kohë me mua, por gjithmonë më gatuante darkë kur kthehej në mbrëmje.

I bleva një shtëpi, sepse ajo është mbretëresha ime dhe meriton gjithçka. Ajo më bleu një PlayStation 4 që në atë kohë ishte gjithçka për mua. Sot luaj shumë në PlayStation 5 – mund të kisha vilën më të madhe në botë, por do të isha gjithmonë në dhomën e lojërave.”


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×