LAJM I FUNDIT/ Përplasen dy mjete lundruese pranë Kakomesë, plagosen tre turistë

Dy mjete lundruese janë përplasur në det pranë Kakomesë mesditën e kësaj të diele, përplasje kjo ende e paqartë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:10 në vendin e quajtur “Bukajeto”. Mjetet tip skafi plastik gjatë lëvizjes për shkak edhe të valëzimit në det janë goditur me njera tjetrën dhe për pasojë janë plagosur tre shtetas të huaj që ndodheshin në skaf.

Menjëherë një operacion i shpëtimit u koordinua dhe u realizua në kohë reale nga Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit, Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare dhe Policia Kufitare Sarandë. Në pamundësi të futjes së ambulancës në drejtim të Kakomesë personat e dëmtuar u transportuan me mjetin lundrues të Policisë Kufitare Sarandë nga ku me ambulancë drejt urgjencës së spitalit Sarandë.

Shtetasit e plagosur janë Charlotte Ann Richards 23 vjeç me shtetësi australiane, Alit El Haj Sofian 27 vjeç me shtetësi franceze dhe Bionne Catherine 25 vjeç me shtetësi franceze. Sipas bluzave të bardha të Sarandës të tre turistët janë jashtë rrezikut për jetën.

Realizimi dhe koordinimi i operacionit të shpëtimit në kohë reale nga Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit, Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare dhe Policia Kufitare Sarandë bëri që jeta e turistëve të jetë tashmë jashtë rrezikut për jetën.

 

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×