
Rihanna është një nga këngëtaret më të njohura në tregun botëror të muzikës me një karrierë të gjatë.
Kjo karrierë e gjatë është përkthyer në hite dhe të ardhura marramendëse ndër vite për yllin e muzikës. Sipas Forbes, Rihanna tani disponon një vlerë neto prej 1.4 miliardë dollarësh, falë karrierës së saj muzikore dhe markës së saj “Fenty Beauty”. Kjo vlerë është shënuar edhe si një rekord duke e bërë këngëtaren miliarderen me të re në Amerikë.
Ajo renditet e 21-ta në listen Forbes, dhe është e vetmja miliardere në listë nën moshën 40-vjeçare. Pronarja “Fenty Beauty” e cila është shprehur në lidhje me pasurinë e saj, ka treguar se e gjitha kjo nuk është vetëm për vete, por edhe për njerëzit që kanë nevojë.
“Paratë e mia nuk janë për mua; gjithmonë mendoj se unë mund të ndihmoj dikë tjetër. Bota vërtet mund të të bëjë të besosh se gjërat e gabuara janë prioritet, dhe kjo të bën të humbasësh thelbin e jetës, çfarë do të thotë të jesh gjallë”, tha ajo për T Magazine.
Një nga përpjekjet e saj filantropike është Fondacioni Clara Lionel, i cili synon të mbështesë dhe financojë iniciativa novatore për edukimin dhe qëndrueshmërinë ndaj klimës, duke përfshirë mbledhjen e 60 milionë dollarëve për gratë dhe fëmijët e prekur nga HIV/AIDS përmes shitjeve nga linja e saj e buzëkuqëve me Mac Cosmetics.
Ju kujtojmë që ylli i muzikës, Rihanna është bërë nënë për herë të parë! Themeluesja e Fenty Beauty ka sjellur në jetë një djalë, me partnerin e saj, A$AP Rocky më 13 maj në Los Angeles. Edhe pse i sapolindur, djali i tyre tashmë ka një vlerë neto prej 1.2 miliardë paundsh, kur pasuria e njëjtë e nënës së tij 34-vjeçare kombinohet me 7.5 milionë paundsh të partnerit të saj. Djali i këngëtares ia ka kaluar tashmë dhe fëmijëve të Kylie Jenner-it.