Një person ende i paidentifikuar dyshohet se ka tentuar të hyjë në një magazinë të Bashkisë Kolonjë.
Ngjarja u zbulua herët në mëngjes nga një punonjës i bashkisë. Ai e raportoi rastin në polici menjëherë. Policia dhe Prokuroria po hetojnë për të zbuluar autorin dhe rrethanat e ngjarjes.
Dyshohet për një tentativë bastisjeje në magazinë. Nuk raportohet asnjë dëmtim apo vjedhje e kryer brenda ambientit. Materialet që ndodheshin në magazinë nuk janë prekur. Hetimet vazhdojnë për të sqaruar plotësisht ngjarjen.
© BalkanWeb