Asist për Vllazninë kundër Partizanit, penalltitë janë makthi i “demave”

Supersfida mes Vllaznisë dhe Partizanit u mbyll me fitoren 4-1 të kuqebluve. Një rezultat që në kampin shkodran nuk gëzohej prej 42 vitesh përballë “demave”, dhe qëndron si më i thelli i tyre.vllaznia-partizaniGjatë javës së kaluar, në tekstet për ndeshjen ishin paralajmëruar gola, pasi pikërisht kjo është historia e kësaj përballje në ndeshjet e fundit. Dhe ashtu ndodhi. Vetëm se këtë herë kryefjalë ishin dy penalli, që u fituan nga Çarls Bismark dhe u realizuan me të përhershmin Bekim Balaj për të përmbysur avantazhin fillestar të “demave”. Fillimisht ishte ndërhyrja e Enea Jorgjit me VAR në pjesën e parë.

Më pas në minutën e fundit të kohës së rregullt vendosi vetë Olsid Ferataj si kryesor në fushë. Interesant është fakti se në favor të Bismark u akordua edhe një penallti tjetër gjatë pjesës së dytë, që u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje pas rishikimit me VAR. Kështu në total do të ishin tri penallti, që u gjykuan si të tilla, por u kontestuan nga futbollistët e Partizanit. Për Vllazninë rezultuan vendimtare, pasi e kthyen te fitorja në Superiore.

Të dyja klubet kanë rivalitet të fortë nga viti 2019, kur kuqeblutë u rikthyen në elitën e futbollit shqiptar. Dhe për 6 vitet e fundit penalltitë kanë luajtur rol vendimtar disa herë. “Panorama Sport” ka vëzhguar 11- metërshat e akorduar për këtë sfidë. Rezulton të kenë qenë vendimtarë, ndërsa asnjë prej tyre nuk është në favorin e Partizanit.

NDESHJET- Partizani dhe Vllaznia janë ndeshur 29 herë në total, që prej 19 tetorit të vitit 2019. Kështu në gjashtë vite është kthyer në një nga sfidat më të shpeshta mes dy skuadrave nga Superiorja. Vllaznia ka fituar dhjetë përballje, ndërsa Partizani tetë. 11 takime të tjera janë mbyllur me barazim. Golavarazhi është i barabartë pasi bashkë kanë shënuar nga 32 gola. Në vëzhgimin e kryer, kuqebluve i përkasin shtatë 11-metërsha. Të gjitha të realizuara me sukses. Për Partizanin ndërkohë nuk është vërshëllyer asnjë në favor.

VENDIMTARË- Të gjitha penalltitë e akorduara në gjashtë vitet e fundit, kanë qenë vendimtare për fatet e takimit Vllaznia-Partizani. Dy të fundit përmbysën rezultatin duke dërguar skuadrën e Edi Martinit te fitorja. Për periudhën në fjalë ku janë fituar 11- metërsha nga Vllaznia, tre sfida i kanë udhëhequr drejt fitoreve dhe tre të tjera në barazimet 1 me 1.

BALAJ- Kapiteni i Vllaznisë, Bekim Balaj, ka pasur fatin të godasë penalltitë. Vetëm prej tij janë katër gola të shënuar nga penalltitë për këtë sfidë, ndërsa për të veshur sërish fanellën kuqeblu u rikthye në vitin 2023. Në dy sezonet e kaluara ka fituar edhe “Këpucën e Artë” në Superiore duke shënuar nga 17 gola. STADIUMI- “Loro Boriçi” i sjell fat Vllaznisë kundër Partizanit, përsa i përket penalltive. Në vëzhgimin e bërë, rezulton që gjashtë të jenë fituar pikërisht aty. Vetëm një me Partizanin si pritës, në “Air Albania”, dhe që asokohe i jepte fitoren Vllaznisë. Të kuqtë nuk fitojnë në “Loro Boriçi” prej tre vitesh ku janë luajtur shtatë ndeshje.

PENALLTIA FAMËKEQE- Partizani dhe Vllaznia kanë luajtur një prej sfidave më të kontestuara për gjykimin në vitet e fundit. Bëhet fjalë për majin e vitit 2021, kur kryesor në “Air Albania” ishte Enea Jorgji. Kuqeblutë fitonin 0 me 1 në “Air Albania” falë golit të Herald Markut nga 11- metërshi. Partizani kishte kryesimin e Superiores, por e humbi pikërisht në javën e parafundit falë atij episodi. VAR nuk ishte implementuar, ndërsa Jorgji ndryshoi vendimin fillestar pas konsultimit 2 minuta me gjyqtarët e tjerë në fushë. Një rast i paprecedentë, që i dha kryesimin Teutës me po aq pikë sa Vllaznia. Durrsakët fitonin më pas trofeun më të rëndësishëm në vend, për herë të dytë në historinë e tyre.

MAKTHI- Partizani e ka një makth, sidomos që nga sezoni i kaluar. Bëhet fjalë për penalltitë. Ishte fundi i marsit të këtij viti, në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të të Superiores së edicionit 2024/25, kur të kuqtë fitonin të parën. Asnjë skuadër tjetër nuk qëndronte pa fituar 11-metërsha në 30 javë. Dhe sinjalet e para janë që Partizani do i vuajë edhe këtë vit penalltitë.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×