Kombëtarja U-15 luan ndeshjen e parë miqësore me Maltën U-15, kuqezinjtë pësojnë disfatë

Kombëtarja shqiptare U-15 luajti ndeshjen e parë miqësore ndaj Maltës U-15 në “Shtëpinë e Futbollit”. Kuqezinjtë u mposhtën në këtë sfidë me rezultatin 2-1.

Trajneri Genti Mahmuti e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Besardo Ndoj (GK), Elez Elqeni (C), Kevin Muharremi, Romeo Hazizaj, Kevin Plepi, Enea Taci, Deni Duka, Gean Ramadani, Satjago Perkola, Samuel Prendi, Noel Lleshi.

Pjesa e parë e ndeshjes prodhoi tre gola. Malta gjeti avantazhin në minutën e 15-të me Zven Cutajar. Shqipëria barazoi rezultatin me Kevin Muharremin në minutën e 30-të, ndërsa Malta mori sërish avantazhin në minutën e 33-të me Andreas Mangion. Pjesa e parë u mbyll 2-1 për Maltën.

Kuqezinjtë u përpoqën gjatë gjithë ndeshjes, prodhuan raste dhe u aktivizuan me lojtarë të rinj, por nuk arritën të gjenin golin e barazimit. Në fund ndeshja u mbyll 2-1 për Maltën U-15.

Shqipëria U-15 do të luajë ndeshjen e dytë miqësore ndaj Maltës U-15 më 18 shtator, në orën 11:00, në “Shtëpinë e Futbollit”

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×