Gazetarja Klodiana Lala në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisonin Log në News24 ka dhënë disa detaje për shpërthimin e ndodhur në hotelin e ish-kryetarit të bashkisë së Durrësit Vangjush Dako. Ajo tha se lënda plasëse ka qënë një mesazh i cili kishte ardhur prej shumë kohësh tek forcat e policisë.
Lala shtoi më tej se policia është marrë me identifikimin e motiveve dhe se ish-kryebashkiaku nuk është marrë në pyetje për incidentin.
“Atëherë lidhur me lëndën plasëse ka qënë një mesazh i cii ka ardhur prej shumë kohësh tek forcat e policisë. Flitet për një mesazh kërcënues dhe në disa momente si sasia e lëndës plasëse ishte një sasi e vogël, dhe në atë moment nuk kishte njerëz përreth. Policia është marrë me identifikimin e motiveve dhe ish-kryebashkiaku i durresit nuk është marrë në pyetje për incidentin.Hetimet po vijojnë dhe gjasat janë që strukturat policore po hetojnë për lidhje me strukturat kriminale”, tha Lala
© BalkanWeb