Triumf në tokën baske, Arsenal mposht Bilbao-n, Arteta “godet në shenjë” me zëvendësimet

Arsenal vuan por ia del të triumfojë në transfert֝ën baske ndaj vendasve të Athletic Bilbao. “Topçinjtë” siguruan suksesin e tyre të pare sezonal në Uefa Champions League vetëm në gjysmën e dytë të pjesës së dytë. Të besuarit e Mikel Artetës krijuan më shumë gjatë lojës, por hasën në rezistencën e mbrojtjes baske. Megjithatë këmbëngulja e miqve do të shpërblehej vetëm në 18 minutat e fundit të ndeshjes, aty ku fillimisht Martinelli dhe më pas Trossard, do të siglonin suksesin e pare, me Arsenal që shihet nga bookmakers si një prej favoriteve kryesore pas Liverpool për të ngritur lart trofeun e kampionit.

Dy gola të realizuar nga lojtarë të ardhur nga stoli, diçka që dëshmon më së miri edhe njëherë tjetër për levizjet e duhura të kryera gjatë ndeshjes nga Mikel Arteta, që sollën edhe suksesin e pastër të topçinjve. Gjë e cila është nënvizuar me plotë të drejtë edhe nga dy tabloidët kryesorë britanikë ditën e sotme si Daily Express dhe  Mirror Sport.

Daily Express
 
Mirror Sport
 

Edhe londinezët e tjerë të Tottenham Hotspur arritën në fitonin në sfidën e raundit të pare, teksa “gjelat” mundën minimalisht 1-0 spanjollët e Villareal. Goli i vetëm që vendosi suksesin për vendasit ishte në fakt autogol, me brazilianin Luiz Junior që në minutën e 4 do të ishte i pafat teksa do të devijonte topin në portën e tij. Shifrat nuk ndryshuar më përgjatë gjithë takimit, me Tottenham që diti të administronte mjaft mirë rezultatin, pavarësisht përpjekjeve të nëndetëses së verdhë për të rivendosur ekuilibrat.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×