Një 34-vjeçar është arrestuar në Bulqizë pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe duke kryer manovra të rrezikshme në një zonë të banuar.
Pas ndalimit nga policia, ai kundërshtoi me dhunë efektivët gjatë përpjekjes për ta shoqëruar. Testi i alkoolit konfirmoi se ai kishte konsumuar sasi alkooli të konsiderueshme.
Ndaj tij janë ngritur disa akuza penale, ndër to “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”.
Njoftimi i policisë:
Bulqizë
Drejtonte automjetin në gjendje të dehur, bënte manovra të rrezikshme në qendër të banuar dhe kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë gjatë ushtrimit të detyrës; kapet dhe arrestohet 34-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në bashkëpunim me oficerin e Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Dibrës, arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. D., 34 vjeç, banues në Bulqizë.
Ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, në lagjen e vjetër të qytetit, është konstatuar nga patrulla e Policisë duke bërë manovra të rrezikshme me automjetin e tij. Menjëherë është ndërhyrë dhe është ndaluar automjeti që drejtohej nga 34-vjeçari. Pasi i është bërë testi i alkoolit, i cili ka rezultuar se drejtonte automjetin në gjendje të dehur, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e patrullës së përgjithshme, gjatë ushtrimit të detyrës për shoqërimin e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
© BalkanWeb