Këtë të mërkurë është zhvilluar sfida e prapambetur e javës së parë në Superiore midis Teutës dhe Dinamo, e cila ka përfunduar në shifrat 1-0, në favor të skuadrës durrsake. Mjaftuan 16 minuta lojë që “djemtë e detit” të mbeteshin me 10 lojtarë, pas ndërhyrjes së gabuar të Vidalit ndaj Qardakut.
Por edhe pse me një futbollist më pak, Teuta arriti të zhbllokojë sfidën në minutën e 23-të, duke realizuar me Kotobellin. Ndërkohë që në pjesën e dytë edhe Dinamo ndëshkohet me karton të kuq, ku Nani la fushën pas ndërhyrjes ndaj Përgjonit. Pavarësisht tentavivave të kryeqytetasve për të shënuar, nuk ja dolën, duke marrë kështu humbjen e dytë radhazi.
© BalkanWeb