Dinamo, Daja pas humbjes: Nuk shtuam një marsh më shumë, ky ishte problemi

Ilir Daja, tekniku i Dinamos analizoi humbjen 1-0 ndaj Teutës.

“Jam rikthyer se klubi pagoi detyrimet financiare, nuk jam kthyer se më ka folur ndonjë Komision.

Po të filloj të justifikohem, do kem kundër të gjithë opinionin, por në fund fare, Teuta e meritoi për shkak të sakrificës dhe dëshirës që kishin për të marrë rezultatin. Nuk kam asgjë me të. Fakti që nëse janë bërë më shumë se 12 minuta lojë efektive, këtë i thashë kryesorit, as pse nxori të kuq e të verdhë. I thashë duam të luajmë futboll, me 12 minuta lojë efektive nuk kemi çfarë bëjmë. Ai më tha nuk e ju e keni në dorë. Unë kam në dorë ekipin tim, nëse ekipi im shtrihet në tokë, heq topin…

Por të kaloj te ekipi im. Kur doli lojtari më karton të kuq, në vend të rritnim ritmin, ne bëmë sikur e fituam ndeshjen. Ndeshja ndonjëherë bëhet më e vështirë me një lojtar më shumë se kundërshtari zbret e duhet të ruash ekuilibrat që të mos të kapë në hapësira boshe. Nuk shtuam një marsh më shumë. Ishim në kushte të barabarta se kemi luajtur të dy ekipet të dielën. Kërkuam të ndryshonim në pjesën e dytë, krijuam volum, por në fund ne trajnerët duhet t’i çojmë në zonën e golit, pastaj është aftësia individuale për të shtyrë topin në rrjetë apo jo. Kishim rastet tona u përpoqëm me të gjitha mënyrat, por duket që po na mungon prania e Guindos apo eksperienca jo e madhe e Hekuran Berishës, për të bërë atë që bënin vjet Itodo dhe Zabërgja.

Kishte situata, por jo me rrezikshmëri. Ajo që duhej të bënim, ishte të bënim të njëjtën gjë kur humbnim ne topin. Se një nga armët e futbollit bashkëkohor, është tranzicioni negativ, jo për t’u kthyer poshtë linjës, por për ta fituar sa më shpejt topin. Nuk e kam vetëm për Dinamon por për futbollin në tërësi, mund ta kishin kursyer Dinamon dhe Teutën, se mund të bënim ndeshjet të shtunën a të premten e kishim energji, në tre ditë është e vështirë.

Lodhje nga Europa? Besoj që jo, se ajo ndërprerje e Kombëtares na bëri mirë për të akumuluar disa energji, por na uli ritmin që kishim nga Europa. Sot nuk është se u panë shenja lodhje. Lojtarët kishin gjendjen dhe ritëm deri në mbyllje të ndeshjes. Problemet e tjera ishin më shumë të tipit të strategjisë që duhej të përdornim kur ishim me një lojtar më shumë.

Hekuran Berisha është një lojtar që ka të ardhme të mirë sepse ka potencial individual goxha të mirë. Vjen nga një kampionat që është i barabartë me kampionatin tonë, ai i Kosovës, me gola të shënuar atje. Por në zona të vogla ka akoma vështirësi të veprojë se është edhe shtatlartë. Ne nuk përdorim shumë lojën me krosime, se edhe lojtarët e Teutës janë shtatlartë. Ndaj nuk ishte ndeshje për të”, tha Daja

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×