Një grua elegante zbret në Aeroportin Zagora-Sahara në Marok dhe niset drejt Raqmarit, një fshat arab me komunitet berber që jetojnë në shkretëtirë.
E pritur me nderime dhe shpresa, ajo ju premton nënave, se djemtë e tyre do të marrin dokumentet europiane dhe do të çojnë para në shtëpi. Ajo që nuk ju thuhet se djemtë mes 18 dhe 2 vjeç do të punojnë në prostitucion. Ky është thelbi i filmit “Raqmar” që u shfaq në kuadër të festivalit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut.
“Jam goditur gjithnjë nga ideja e prostitucionit. Sepse ideja e të bërit dashuri që është shumë e bukur, për disa, bëhet punë e trishtë dhe e pistë. Më pas, rastësisht mësova që ka një shoqëri kanadeze që organizon prostitucion djemsh, të etnive të ndryshme nga ajo e bardhë për klientë të pasur.
Më ka goditur jo vetëm prostitucioni, por fakti që shoqëria thoshte se i ndihmon këta djem, i paguan mirë, ju bën dokumente dhe ju jep mundësinë e një jete të re, më dukej hipokrizi e tmerrshme. Më kanë thënë se filmi është deprimues, por unë ka aty në djalë që kërkon lirinë dhe kur kërkon liri e gjen gjithnjë” dhe regjisori Aurelio Grimaldi.
Nën temën “Të drejtat e njeriut në epokën digjitale”, festivali bashkon realitete e situata nga vende të ndryshme të botës, përfshirë Rusinë dhe jetën e banorëve indigjenë si dhe ritet e tyre, pa arritur të shmangë politikat shtypëse.
“E nisa filmin për të treguar se si një Shaman, donte të ecte 7 mijë kilometra nga Jakucia në Moskë. Por, në Rusi është e vështirë të bësh një film indipendent, sepse çdo gjë në një pikë kthehet në një film kundër politikave. Doja të ndiqja udhëtimin e tij drejt Moskës, që të tregoja pamjet e bukura të Jakucias”, tha regjisorja Beata Bashkirova.
Filmat janë gjuha e kineastëve për të ngritur zërin në mesin e një botë ku humanizmi cënohet sa nga politikat aq edhe nga krimi, inteligjenca arificiale.
© BalkanWeb