Leo Messi-Inter Miami pritet të zgjasin bashkëpunimin ndërmjet tyre. Legjenda argjentinase është futur në vitin që i përfundon kontrata, në qershor 2026, por drejtuesit e klubit amerikan kanë nisur prej kohësh punën për të bindur Messin të qëndrojnë në MLS. Pavarësisht moshës, 38-vjeç, Messi mbetet një futbollist me shumë klas, lider absolut i Inter Miami. Ky është një vit i rëndësishëm për Messi pasi në verë, në SHBA, Meksikë dhe Kanada do të zhvillohet Botërori FIFA2026.
“Pleshti” nuk e ka bërë ende të qartë nëse do të jetë apo jo prezent në këtë Botëror, por të gjithë rrugët të çojnë në këtë përfundim. Messi do të udhëheq për herë të fundit Argjentinën si kapiten në fushë. Messi kërkon të shkojë në këtë Botëror në kushtet më të mira fizike dhe Inter Miami ia mundëson diçka të tillë.
Pavarësisht se mediat insistojnë se Messi mund të largohet nga SHBA, me shumë mundësi për t’u transferuar në Arabinë Sauditë, si Messi ashtu edhe Inter Miami kanë pohuar të kundërtën, kanë shprehur pëlqimin për të vijuar bashkëpunimin ndërmjet tyre. Sipas mediave, palët kanë gjetur akordin total ndërmjet tyre dhe në ditët në vijim pritet të bëjnë zyrtare rinovimin e kontratës.
()
© BalkanWeb