Gjykata e Apelit ka liruar biznesmenin italian, Davide Pecorelli. Ai akuzohet se inskenoi vrasjen e tij disa vite më parë.
Pecorelli është akuzuar për shkatërrim prone me zjarr dhe dhunim varresh, por sipas vendimit të Gjykatës së Apelit ai e ka kryer dënimin me kohën e paraburgimit.
Disa ditë më parë, Pecorelli deklaroi se në burg ishte infektuar me hepatit C. Ai i dërgoi letër senatorit Walter Verini, sekretar i Komietit të Drejtësisë të Senatit duke i kërkuar ndihmë.
Pecorelli pretendon se po mbahej padrejtësisht i izoluar në burgun “313” në Tiranë ku ndan një qeli të vogël me 7 persona të tjerë dhe me kushte ekstreme sanitare.
“U infektova me hepatit C, humba 12 kilogramë në 4 muaj. Ju kërkoj të merrni parasysh dëshirën time të fundit: të hedhim dritë, duke përdorur të gjitha mjetet në dispozicionin tuaj, mbi çështjen ligjore në të cilën jam i përfshirë dhe, në veçanti, mbi seancën e fundit që do të mbahet më 18 shtator 2025, në orën 18:00, në Gjykatën e Apelit të Tiranës”, shkruhet në letrën e Pecorellit, publikuar nga mediat italiane.
Vendimi
Davide Pecorelli, i datëlindjes 23.11.1975, lindur në Perugia, “Citta di Castello” dhe banues në “San-Giustino” (PG), me adresë Rruga “Dei Fabri”, Nr. 9, Itali, mbrojtur nga av. Admir Thanza dhe av. Neritan Cena, zgjedhur prej tij.
Për kryerjen e veprave penale të “Mashtrim” të parashikuar nga neni 143/3 të Kodit Penal.
Për kryerjen e veprës penale të “Dhunimi i varreve” të parashikuar nga neni 118-25 i Kodit Penal.
Për kryerjen e veprës penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetes” të parashikuar nga neni 301-25 të Kodit Penal. Për kryerjen e veprës penale të “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, të
parashikuar nga neni 151/2 i Kodit Penal. Për kryerjen e vepres penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, të
Viktima: parashikuar nga neni 297 të Kodit Penal.
Shoqëria tregtare “Airport Taxi” sh.p.k. NIPT:L34805201A, Rinas.
Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm me vendimin Nr. 1982 dt.18.09.2025
VENDOSI:
Lënien në fuqi të vendimit Nr.749(1699) datë 3.4.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, me këto ndryshime:
1.Deklarimit të pafajshëm të pandehurit Davide Pecorelli për veprën penale “Mashtrimi”, parashikuar nga neni 143/3 i K.Penal.
2.Deklarimin fajtor të pandehurit Davide Pecorelli për kryerjen e veprës penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 151/1 i K.Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim. – Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal dënimin e të pandehurit Davide Pecorelli me 14 (katërmbëdhjetë) muaj burgim
-Bazuar në neni 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, ulet 1/3 e dënimit dhe i pandehuri Davide Pecorelli dënohet përfundimisht me 9 (nëntë) muaj e 10 (dhjetë) ditë burgim.
-Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit, pasi ka vuajtur dënimin me kohën e paraburgimit.
© BalkanWeb