Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Korçë, ku disa të mitur janë dërguar në spital nga familjarët.
Dyshohet se fëmijët kanë konsumuar disa karamele të cilat i kanë gjetur në rrugë, pranë një koshi mbeturinash.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftim i Policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 18:15, në Pediatrinë e Spitalit të Korçës janë dërguar nga familjarët për të marrë ndihmë mjekësore 3 fëmijë, të moshave 3, 7 dhe 10 vjeç.
Sipas deklarimeve të familjarëve, dyshohet se fëmijët kanë konsumuar disa karamele, të cilat i kanë gjetur në rrugë, pranë një koshi mbeturinash.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
© BalkanWeb