VIDEO/ Monaco bie keq në Champions, Leverkusen shpëton në fund

Këtë të enjte pasdite u luajtën dy ndeshje të Champions League. Monaco pësoi disfatë 4-0 ndaj Club Brugge, në ndeshjen e luajtur në Belgjikë.

Vendasit vendosën ndeshjen në “shinat” e duhura që në pjesën e parë, duke realizuar me Tresoldi, Onyedika dhe Vanaken. Me këtë rezultat, francezët e patën të pamundur të reagojnë, madje diferenca u thellua edhe më shumë pas golit të Diakhon.

Në Danimarkë, ndeshja mes Copenhagen dhe Leverkusen përfundoi 2-2. Ekipi i Neestrup realizoi në pjesën e parë me Larsson, ndërsa gjermanët barazuan në të 83-tën me Grimaldon. Një gol i Robert Silvas në të 87-tën “elektrizoi” stadiumin, por asgjë nuk kishte përfunduar, pasi Quansah i dhuroi një pikë “aspirinave”.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×