Detaje nga ngjarja në Korçë/ Tre vajzat e mitura në spital, karamelet që hëngrën përmbanin esencë kanabisi! 3-vjeçarja në gjendje të rëndë

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë e tre vajzave të mitura në Korçë, të cilat përfunduan në spital pasi konsumuan disa karamele që gjetën pranë një koshi mbeturinash.

Raportohet se tre motrat e mitura, të moshave 10, 7 dhe 3 vjeç kanë konsumuar karamele që dyshohet se kanë përmbajtje të esencës së kanabisit.

Nga ana e policisë, është konfirmuar  që karamelet janë gjetur në koshi i mbeturinave dhe nuk ua ka dhënë asnjë person tjetër.

Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se në gjendje të rëndë shëndetësore është vetëm 3 vjeçarja e cila në këto momente po intubohet në reanimacionin e spitalit të Korçës.

Dy vajzat e tjera fatmirësisht e kanë kaluar rrezikun për jetën dhe ndodhen në gjendje të qëndrueshme nën kujdesin e mjekëve në pediatri. Hetimet vijojnë lidhur me ngjarjen e rëndë, ndërsa po pyeten të gjithë familjarët dhe të afërmit e të miturave.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×