Lirohet nga burg ish-gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për se GJKKO ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi”. Ka qenë gjyqtari Erjon Çela ai që dha vendimin ditën e sotme. Pajtime Fetahu akuzohet se ka qenë e lidhur me organizatat kriminale të Hajdar Çopjas si edhe të Suel Çelës.
Ish-gjyqtarja Fetahu dyshohet se ka pasur lidhje me historitë kriminale të vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja. Sipas njoftimit të SPAK, Fetahu u ka dhënë vëllezërve informacione sekrete. Ish-gjyqtarja sipas SPAK dyshohet se mori 11 mijë euro, një monedhë floriri dhe priste edhe një aparat celular nga anëtarë të grupit kriminal “Çopja”.
Ajo akuzohet për korrupsion, ndërsa dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë më 16 nëntor 2022, vetëm pak ditë para kur duhej t’i nënshtrohej procesit të Vettingut.
© BalkanWeb