I vodhi varësen e floririt një 82-vjeçareje, përfundon në pranga 41-vjeçari në Korçë

Një 41-vjeçar është arrestuar nga Policia e Korçës pasi dyshohet se ditën e djeshme i ka vjedhur njç 82-vjeçareje varësen e floririt që mbante në qafë.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesë, atij iu gjetën një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë dhe një përforcues grushti, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftim i Policisë:

Specialistët e Sektorit të Narkotikëve kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin E. R., 41 vjeç, banues në Korçë. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, dje, në lagjen nr.12, i ka vjedhur një 82-vjeçareje, varësen e floririt që mbante në qafë. Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesë, atij iu gjetën një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë dhe një përforcues grushti, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×