Gjergj Buxhuku, Administratori i Përgjithshëm i Konfindustrisë, si dhe këshilltar ekonomik i disa kryeministrave, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” të moderuar nga Nisida Tufa, komentoi programin e ri qeverisë, ku ai u shpreh se është i zhgënjyer.
Buxhuku tha gjithashtu se në program janë paraqitur disa objektiva, por problemi është se ku do të gjenden burimet financiare për të realizuar premtimet qeverisëse, pasi nëse nuk ka financa, mbetet një listë dëshirash.
Gjergj Buxhuku: Programin e qeverisë Rama 4 e kemi lexuar faktikisht, nuk ishte shumë e vështirë për ta lexuar. Ishte një material i shkurtër për një program qeverisës. Kam ngelur i zhgënjyer për nga mënyra se si është paraqitur.
Aty janë paraqitur disa objektiva, por problemi është se ku do të gjenden burimet financiare për të realizuar premtimet qeverisëse sipas programit. Në momentin që nuk ka burime financiare për të përmbushur programin, atëherë kemi të bëjmë me një listë dëshirash.
© BalkanWeb