Real Madrid, Bellingham rikthehet në fushë: Më keni munguar

Jude Bellingham u kthye në fushë, pas dy muajsh mungesë. Mesfushori luajti me Realin në 10 minutat e fundit, në fitoren ndaj Espanyol. Pas takimit, ai bëri një postim, në rrjetet sociale.

“Më ka munguar shumë kjo dhe të gjithë ju. Jam vërtet i përulur nga dashuria që më dhatë në stadium sot dhe mbështetja gjatë gjithë periudhës së rikuperimit.

Do të thotë shumë për mua. Tani për më shumë. Hala Madrid”- shkruajti ai.

Kujtojmë që Bellingham mungoi këtë periudhë kohe pasi kreu operacion në shpatull.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×