Atletico “ngec” sërish, Kumbulla lë lojën i dëmtuar, Muriqi bën heroin

Atletico Madrid nuk shkoi më shumë se sa barazimi 1-1 ndaj Mallorcës, duke humbur sërish terren me kryesuesit në La Liga.

Të besuarit e Diego Pablo Simeones vinin pas humbjes në Champions ndaj Liverpool, ndërsa ishin në kërkim të fitores së dytë radhazi në kampionat. Por ndaj Mallorcës së Marash Kumbullës dhe Vedat Muriqit, është gjithnjë e vështirë për të marrë maksimumin. Dhe në fakt kështu do të rezultonte edhe në këtë rast. Miqtë patën shansin të kalonin në avantazh shumë herët me Julian Alvarez që në minutën e 14 do të gabonte një 11 metërsh. 9 minuta na fundi i pjesës së parë Marash Kumbulla mbrojtësi i kombëtares tonë do të linte fushën e blertë për shkak të një dëmtimi.

Në pjesën e dytë Sorloth do të ndëshkohej me kartonin e kuq për shkak të një ndërhrje tepër të ashpër në mesin e fushës. Megjithatë madrilenët nuk do të demoralizoheshin përkundrazi falë një kundërsulmi të shpejtë do të gjenin golin e avantazhit me anë të mesfushorit anglez Conor Gallager.

Avantazhi i miqve zgjati shumë pak vetëm 6 minuta, teksa pas një krosimi nga e majta Mallorca do të gjente barazimin me të përhershimin tashmë sulmuesin e kombëtares dardane Vedat Muriqi, që me kokë mposhti Oblak, për golin e tij të 4 sezonal.

1 pikë që i jep shpresë Mallorcës që shkon në 2 pikë, ndërsa Atletico mbetet në mesin e renditjes me vetëm 6 pikë pas javës së 5.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×