“Shqiponjat” trembin Serbinë, “shpërthejnë” legjionarët, lum golash (VIDEO)

Serbia është sfida që vendos fatin e Shqipërisë, mbase edhe të trajnerit Sylvinho, një ndeshje që duhet fituar me çdo kusht për të qëndruar në garë në kualifikueset e Botërorit. Rivali i përjetshëm me sa duket ka ndezur në maksimum legjionarët kuqezi të cilët po kalojnë një formë fantastike me ekipet respektive, mbi të gjitha reparti ofensivë. Ky është një lajm i shkëlqyer për Sylvinho-s pasi faza sulmuese ka qenë pikërisht reparti që ka hasur më shumë vështirë këtë periudhë.

Përjashto Brojën, i cili është shumë larg formës dhe emrit që përfaqëson, pjesa tjetër e repartin sulmues u treguan vendimtarë këtë fundjavë. Mirlind Daku vijon të shkëlqejë me ekipin e tij Rubin Kazan. “Bomberi” kuqezi realizoi një gol shumë të bukur këtë fundjave, i teti për të në 9-të ndeshje.

Nuk ishte në dispozicion të Sylvinho-s për ndeshjes kundër Letonisë, për shkak të problemeve fizike, por Myrto Uzuni bën heroin për ekipin e tij Austin duke realizuar një gol 3-pikësh përballë Seattle Sounders, për më tepër një gol në minutën e 96-të.

 

“Shpërtheu” këtë fundjavë me një “dopietë” edhe Jasir Asani. “Sallaksi” kuqezi shfaqi një formë fantastike, ku fillimisht në fundin e pjesës së parë realizoi një gol tipik të tijin. Ndërkohë, në fraksionin e dytë, Asani u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke shmangur humbjen e Esteghlal.

Pikërisht forma shumë e mirë e legjionarëve kuqezi mori edhe faqen e parë të Panorama Sport: “Kuqezinjtë, gola me shumicë përpara Serbisë”, shkruan e përditshmja më e madhe sportive në vend.

Panorama
()

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×