37-vjeçari i plagosur në Vlorë, detaje të reja nga ngjarja/ Skerdi Mehmetaj ndodhej brenda makinës së tij

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e 37-vjeçarit  të plagosur me armë zjarri pasditen e së hënës në qytetin e Vlorës, në zonën e Kupolës në Vlorë dhe dyshohet se 37-vjeçari Skerdi Mehmetaj alias Piperi është plagosur brenda makinës së tij.

Ende nuk është e qartë nëse 37-vjeçari është plagosur nga dikush tjetër apo është vetëplagosur, ndaj pritet këqyrja e kamerave të sigurisë nga grupi hetimor për të përcaktuar sesi ka ndodhur ngjarja.

Pas plagosjes 37-vjeçari u paraqit në Spitalin Rajonal të Vlorës dhe burime nga bluzat e bardha bëjnë të ditur se Skerdi Mehmetaj alias Piperi ka marrë një plumb në këmbë, por është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka ngritur postblloqe në të gjitha hyrje-daljet e Vlorës, ku po kryen kontrolle të imtësishme të automjeteve.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×