Plagosi infermierin me gërshërë te ‘Shefqet Ndroqi’, del fotoja e mjekut radiolog në arrati

Personi që shihni në foto është Dashamir Çajka, mjeku radiolog që plagosi sot një infermier në ambientet e spitalit “Shefqet Ndoqi”. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për foto të Çajkës, i cili pak pas krimit u arratis nga vendngjarja.

Duke iu referuar burimeve, mes infermierit dhe mjekut ka pasur një debat në ambientet e punës, që ka përshkallëzuar deri në përdorimin e armëve të ftohta.

Raportohet se mjeku radiolog ka goditur me një gërshërë, mjet pune në spital, infermierin Mikel Osmani. Ky i fundit deklaroi se kishte pasur një konflikt verbal me Çajkën, pa treguar detaje nga motivet e sherrit të përgjakshëm.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×