“Ti mos fol gja mor njish, rri i qet, a ndin mor?/ “Në Shënjestër” zbardh përgjimet e Ragip Gilës me vëllain, si i shpëtoi dënimit në 2023 dhe lidhja me Lulzim Kullën

Emisioni “Në Shënjestër” ka publikuar këtë të martë detaje nga dosja hetimore ndaj Ragip Gilës i cili është një personazh jo i panjohur për Pas njoftimit për të shtëna në lokalin “Idromeno” në Shkodër, mëngjesin e 8 shtatorit, nga kqyrja e vendit të ngjarjes, jashtë lokalit ku ndodhi krimi, policia konstatoi një motoçikletë ngjyrë të zezë të vendosur në kambalec, në gjendje të ndezur e markës ‘Dayang’, ku në anësore të saj mbante mbishkrimin ‘Shimano’.

Motor që në vend të targës ka një plastikë dhe ku numri i shasisë rezultoi i fshirë dhe i lyer me bojë të zezë.

Nga ana e ekspertëve të kriminalistikës u bë edhe tamponimi i celësit të kuadrit, si dhe i dy dorezave të këtij motomjeti.

Por ndërkohë që kryheshin këto veprime paraprake hetimore në vendin e ngjarjes, tashmë policia kishte rënë në gjurmët e autorit të ngjarjes që me shumë gjasa nuk ishte larguar shumë larg vendit ku u përplas për herë të fundit, me makinën që kishte grabitur gjatë arratisjes së tij.

Zonë, pranë ish-magazinave të mallrave në ish-stacionin e trenit në lagjen ‘Skandarbeg’ në Shkodër, e cila u rrethua shpejt nga forca të shumta policisë.

Një efektiv policie mundi të identifikojë diçka të pazakontë në shkurret pranë brigjeve të lumit Kir dhe më pas konstatoi se objekti i dyshimtë i kamufluar në bimësinë e zonës, ishte pikërisht Ragip Gila i cili gjatë hedhjes nga shinat e trenit në zallin e lumit Kir, kishte dëmtuar këmbën, duke e bërë të pamundur largimin e tij të mëtejshëm.

“Vendi ku u arrestua Ragip Gila ndodhet në ish-magazinat e mallrave në ish-stacionin e trenit në lagjen ‘Skandarbeg’ në Shkodër.

Ku u gjet një automjet tip BMË i braktisur. Menjëherë shërbimet e policisë bënë krehjen e zonës”, thuhet në dosjen hetimore.

Ragip Gilës, në momentin e dorëzimit iu gjetën me vete në çantën e tij një palë atlete ‘Nike’ si edhe një shishe plastike 1.5 litra, me lëndë djegëse brenda si edhe dy armë zjarri, një automatik dhe një pistoletë, me krehëra.

Gila ishte një personazh jo i panjohur i krimit në Shkodër, i cili ishte arrestuar në fundin e vitit 2023 gjatë operacionit të koduar ‘Imazhi Fals’.

Operacion ku në banesën e tij u gjet një sasi e madhe armësh dhe pajisjesh luftarake, që dyshohej se do të përdoreshin për krime mafioze në Shkodër dhe më tej si edhe lëndë narkotike e llojit kanabis.

26 vjeçari  u lirua shpejt nga qelia dhe vendimi për lirimin e tij mbetet edhe sot i dyshimtë.

Pjesa më interesante është se si fillimisht ai u dënua me 5 vite heqje lirie, vendim i cili më pas u ul në 1/3 e tij dhe më tej u konvertua në shërbim prove.

Hetim që nisi aksidentalisht pas denoncimit që vëllai i Ragip Gilës bëri në dhjetor të vitit 2023, për zhdukjen e bashkëshortes së tij, Safetes, denoncim që çoi në banesën e familjes Gila në Shkodër, shërbimet e policisë, të cilat pas kontrolleve të ushtruara edhe në banesën e prindërve të denoncuesit gjetën aty sendet e paligjshme që implikonin Ragip Gilën.

“Më datë 5 Dhjetor 2023, në orët e pasdites është paraqitur në Komisariatin e Policisë Shkodër për të bërë denoncim në lidhje me zhdukjen e bashkëshortes së tij, shtetasen Safete Gila, shtetasi Ergys Gila.

Ai deklaron se Ragip Gila është vëllai i tij, por nuk ka dijeni për gjërat e gjetura në banesë.

Ergys Gila thotë se jeton në shtëpi në vete, ndërsa vëllai jeton në shtëpinë ngjitur me të tijën, së bashku me nënën dhe babain.

I pyetur se për çfarë i sherbejnë vëllait sendet e gjetura në banesë, ai deklaron se nuk e di këtë gjë dhe se nuk i ka parë ndonjëherë ato gjëra”, thuhet në dosjen hetimore.

Por ajo që duket se fundosi Ragip Gilën dhe zbuloi përfshirjen e tij në aktivitet të paligjshëm dhe më pas solli edhe dënimin e tij, janë përgjimet ambientale që u bënë këtë kohë në komisaratin e Shkodrës, midis tij dhe të vëllait.

Çka tregon në një fare mënyre edhe vetë personalitetin e tij dhe karakterin kriminal.

Ragip Gila: Ti mos fol gja mor njish, rri i qet, une nuk kam lidhje me vllan. A ndin mor?

Ergys Gila: Po mor po, njashtu i thashë.

Ragip Gila: Kur të dalësh, ruji fëmijët, mos i ço në shkoll nji herë. Nuk të majn ty, ti rri i qetë. Nuk ke punë ti!

Kan hi edhe n’bodrum. Sido me ken njito jan në internet, por asht halli i hashashit. Ka 20 paketa çokollata. Njizet paketa çokullata…!

Ajo që ndodhi më tej dhe tashmë është e njohur është se Ragip Gila më 4 mars të këtij viti u lirua nga qelia.

Dhe vetëm disa muaj më pas, ai u rishfaq në një skenë krimi.

Atë të datës 8 shtator, duke shkaktuar një masakër në Shkodër, me dy të vrarë dhe dy të plagosur.

Lirim që u krye në bazë të nenit 59 të Kodit Penal ku Ragip Gilës iu pezullua ekzekutimi i dënimit me burgim dhe ai u la në provë për një periudhë prej 5 vitesh, me kusht që të mos kryente asnjë vepër tjetër penale.

Si edhe nuk duhej të shoqërohej të dënuar si dhe të mos zotëronte, mbante apo përdorte armë.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×