Konsumimi i një milkshake sjell pasoja negative për trurin, ja çfarë thotë studimi

Konsumi i një milkshake-i me përmbajtje të lartë yndyre mund të ketë ndikim të menjëhershëm negativ në tru, thotë një studim i cili u publikua në revistën “The Journal of Nutritional Physiology”.

Studiuesit zbuluan se një vakt i pasur me yndyrna, siç është një milkshake, ndikon pothuajse menjëherë në aftësinë e enëve të gjakut për t’u ngushtuar, çka lidhet drejtpërdrejt me shëndetin e trurit dhe të zemrës.

Për këtë studim, u testuan dy grupe njerëzish: 20 persona të moshës 18 deri 35 vjeç dhe 21 persona të moshës 60 deri 80 vjeç. Të dyja grupet konsumuan një milkshake me shumë yndyrë, përbërësit e të cilit ishin: 350 ml krem qumështi, 2 lugë gjelle shurup çokollate, 1 lugë gjelle sheqer dhe 1 lugë gjelle qumësht pluhur pa yndyrë

Milkshake-i kishte gjithsej 1,362 kalori, 48 gram karbohidrate dhe 9.5 gram proteina.

Studiuesit përdorën ultratinguj për të matur rrjedhën e gjakut para dhe 4 orë pas konsumimit të milkshake-it, ndërkohë që pjesëmarrësit kryenin ushtrime të lehta fizike. Ata e cilësuan këtë pije si një “bombë për trurin”, sipas një artikulli të botuar në platformën “The Conversation”.

“Rezultatet tona konfirmojnë gjetjet e mëparshme që tregojnë se një vakt me shumë yndyrë ndikon negativisht në aftësinë e enëve të gjakut për t’u zgjeruar, një faktor kyç për shëndetin kardiovaskular, si tek të rinjtë ashtu edhe tek të moshuarit,” theksuan studiuesit.

Edhe pse një vakt i tillë herë pas here nuk pritet të shkaktojë dëme afatgjata, ka efekt të menjëhershëm në trup, thanë ata.

Ndikimi negativ ishte 10% më i theksuar tek burrat më të moshuar, të cilët kanë më pak aftësi për të rregulluar presionin e gjakut. Kjo gjendje mund të çojë në qarkullim të pamjaftueshëm ose të tepërt të gjakut në tru, duke rritur rrezikun për goditje në tru dhe dementie (çrregullime të kujtesës) me kalimin e kohës.

Shkencëtarët përfunduan se ky studim është një rikujtim i rëndësishëm se ushqimi nuk ndikon vetëm në shëndetin afatgjatë, por ndikon edhe menjëherë në funksionimin e trupit dhe të trurit.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×