Të kesh shumë sulmues, por sërish të vuash për të bërë zgjedhjet e duhura. Ky është rasti i Juventusit këtë sezon. Igor Tudor nuk mund të jetë absolutisht i pakënaqur me merkaton, përkundrazi, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” i afruan sulmues me shumë potencial në skuadër, por tani kur merkatoja ka përfunduar dhe janë zhvilluar 4 javët e para në Serie A, ajo që tek Juventus dominon qartazi është një repart ofensiv i mbipopulluar dhe shumë vështirë për tu menaxhuar.
E reja e Juventusit të trajnerit Tudor është se nuk ka mungesë sulmuesish – në dispozicion janë tre lojtarë të cilësisë së mirë: Vlahovic, Openda dhe David. Problemi qëndron te sistemi i rreptë taktiko që trajneri përdor, 3-4-2-1, i cili nuk lejon devijime. Madje, mund të përdoret vetëm varianti me një mesfushor kreativ dhe dy sulmues, por koncepti mbetet i njëjtë.
Kjo bën që shpesh dy nga këta sulmues të mbeten në stol, duke mos shfrytëzuar plotësisht potencialin e skuadrës. Kur aktivizohen, sulmuesit anësorë luajnë si “gjysëm sulmues” në krahun e djathtë ose të majtë, ndërsa Vlahovic është gjithmonë sulmuesi kryesor.
Me Yildiz dhe Conceiçao në mesfushë, që janë lojtarë kreativë dhe dinamikë, duket natyrshëm t’i shohim ata pas sulmuesit kryesor, duke hapur hapësira dhe duke krijuar aksione nga krahët. Por, Tudor nuk pranon të ndryshojë qasjen e tij taktike, duke kërkuar që skuadra të mbulojë kanalet vertikale dhe të përdorë me shumë efikasitet duelët një-me-një.
Megjithatë, problemi kryesor i Juventusit këtë sezon nuk është mungesa e sulmuesve, por qëndrueshmëria në mbrojtje, ku skuadra duhet të përmirësohet në mënyrë të dukshme.
© BalkanWeb