Vjen zhgënjimi i parë, Benfica e Mourinho-s “ngec” në shtëpi ndaj Rio Ave

Ishte vetëm një iluzion, fillimi pozitiv i Jose Mourinhos në aventurën e tij të re tek klubi portugez i Benficës. Pas suksesit në ndeshjet e tij të pare pas rikthimit të shtunën e kaluar, “Shqiponat e Lisbonës” zhgënyen të marten në mbrëmje teksa barazuan në sfidën e prapambetur të vlefshme për javën e pare të kampionatit ndaj Rio Ave. Vendasit vuajtën gjatë gjithë 90 minutëshit, teksa arritën të zhbllokonin rezultatin vetëm 4 minuta nga fundi i lojës me Sudakov.

Por avantazhi zgjati shumë pak pasi skuadra kundërshtare gjeti barazimin në kohën shtesë, duke i hequr Benficës nga duart një mundësi të artë për të ngushtuar diferencën me kryesuesit e Portos. Një zhgënjim që u shoqërua nga vërshëllima të shumta të tifozëve vendas në Da Luz. Një rezultat që konfirmon se Mourinho ka ende shumë punë për të rikthyer Benficën të jetë sërish kompetitive.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×