Taulant Seferi protagonist. Sulmuesi i Kombëtares ka realizuar dopietë me Bodrumspor, në ndeshje ne Ligës së Parë Turke, ndaj Vanspor.
Goli i parë i tij erdhi në minutën e 21-të, teksa gjatë zhvillimit të një goditje këndi, Seferi përfitoi në maksimum, duke dërguar topin në rrjetë.
Në të 61-tën, 28-vjeçari “tundi rrjetën” për herë të dytë. Në këtë sezon, ai shkon në kuotën e 5 golave, në 6 ndeshje të luajtura.
Kjo formë e Seferi është një sinjal i qartë për teknikun e Kombëtares, Sylvinho, para sfidës me Serbinë.
© BalkanWeb