Asist ndaj Fenerbahces, Arbër Hoxha vlerësohet me notën 8,1

Me Arbër Hoxhën titulluar dhe protagonist, Dinamo Zagreb e nis me fitore këtë edicion të Europa League. Ekipi kroat triumfoi 3-1 përballë Fenerbahce në një ndeshje ku mesfushori kuqezi dhuroi një asist të pastër. Beljo rezultoi lojtari më i mirë i këtij takimi, me sulmuesin kroat që bëri “dopietë”.

Goli i parë erdhi në minutën e 21-të, por festa nuk zgjati shumë pasi 4 minuta më vonë Fenerbahce barazoi shifrat në 1-1. Me fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 50-të, Arbër Hoxha futi një top në qendër, aty ku Beljo e kishte të lehtë të shtynte topin në portën e boshatisur. Për të mbyllur llogaritë e këtij takimi mendoi Bakrar, me algjerianin që realizoi golin e tretë në shtesë.

Arbër Hoxha qëndroi në fushë deri në minutën e 90-të, i vlerësuar nga “SofaScore” me notën 8,1, lojtari i dytë më me notë më të lartë: 21 nga 28 pasime të sakta, një asist.

Arber Hoxha
Arber Hoxha

Forma shumë e mirë që po kalon Arbër Hoxha këtë periudhë është pa diskutim një lajm i shkëlqyer për trajnerin Sylvinho.

()

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×