Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me autorin e dyshuar për pengmarrjen dje në Sarandë të Francesk Manit.
Gazetarja Shpresa Dine raporton për se Geraldo Obzova, me precedentë që në moshë të mitur për “vjedhje” disa herë, “mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “shkatërrim prone me eksploziv”, “kultivim i bimëve narkotike”, konsiderohet nga policia e Sarandës person me rrezikshmëri të lartë.
I riu dyshohet se dje, rreth orës 13:30, pas një konflikti për motive të dobëta në fshatin Metoq, ka marrë kundër vullnetit të tij në automjetin tip “Mercedes-Benz” 19- vjeçarin, duke e mbajtur aty për një kohë të shkurtër dhe më pas e ka lënë të lirë.
© BalkanWeb