Një 54-vjeçar është arrestuar në Korçë pasi akuzohet se ka marrë 6.300 euro nga një shtetas duke e mashtruar.
Sipas hetimeve të policisë, personi i arrestuar, i identifikuar si I. Z., i ka premtuar 53-vjeçarit se do ta ndihmonte përmes njohjeve me drejtues të institucioneve shtetërore.
Ai ka realizuar mashtrimin gjatë katër muajve, duke i marrë paratë në mënyrë të paligjshme. Pas kallëzimit, materialet i janë referuar Prokurorisë së Korçës për hetime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Korçë
I mori 6300 euro, një shtetasi, nëpërmjet mashtrimit, vihet në pranga 54-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas kallëzimit nga një 53-vjeçar, se një shtetas i kishte marrë disa herë para, duke i premtuar se do ta ndihmonte me anë të njohjeve që kishte me disa drejtues të insitucioneve shtetërore, kanë kryer veprimet hetimore për rastin dhe kanë vënë në pranga shtetasin:
- Z. 54 vjeç, banues në Korçë.
Ky shtetas dyshohet se gjatë 4 muajve, i ka marrë 6300 euro, 53-vjeçarit, nëpërmjet mashtrimit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mashtrimi”.
© BalkanWeb