Presidenti Duka, takim me Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Abbott. Në fokus organizimi i ndeshjes Shqipëri–Angli

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, priti sot në një takim “Shtëpinë e Futbollit” Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Tiranë, z. Nicholas Abbott, në kuadër të ndeshjes Shqipëri–Angli që do të zhvillohet më 16 nëntor në “Air Albania”.

Gjatë takimit u diskutua mbi të gjitha aspektet organizative të kësaj sfide të rëndësishme, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026.

Presidenti Duka dhe Ambasadori Abbott ndanë bindjen se bashkëpunimi i ngushtë mes FSHF-së dhe institucioneve përkatëse do të sigurojë standardet më të larta të sigurisë dhe organizimit, duke synuar zhvillimin e një ndeshjeje në nivelin më të mirë.

“Ishte kënaqësi e veçantë të takoja Ambasadorin e Britanisë së Madhe, z. Nicholas Abbott, me të cilin diskutova për organizimin e shumëpritur të ndeshjes Shqipëri– Angli më 16 nëntor në ‘Air Albania’. I premtova z. Abbott se FSHF do të garantojë një organizim dinjitoz, për një ndeshje sa më të bukur e të sigurt për të gjithë tifozët”, – shkroi Presidenti Duka në një status të postuar në profilet e tij në rrjetet sociale.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×