Golat nuk mjaftojnë, Juve i bën dalje Vlahovic, në shitje me “skonto”

Të shënosh shpesh në futboll mund edhe mos të mos mjaftojë, aq me tepër te një ekip si Juventus, me një fazë ofensive të mbipopulluar. Ky është rasti i Dusan Vlahovic, me serbin që është kthyer në njeriun gol në këtë fillim sezoni, por ky fakt nuk ndikon aspak te trajneri Igor Tudor, me këtë të fundit që vijon ta shoh Vlahovic si zëvendësues.

Plani i tij nuk ndryshon, Tudor kërkon ta përdor Vlahovic si një zëvendësues luksi, fundja kjo lëvizje po funksionon, por ky plan nuk i shkon përshtat drejtuesve të “Zonjës së Vjetër”, nuk mund të mbajnë në stol një lojtar i cili paguhet 12 milionë euro në sezon.

La Gazzetta
La Gazzetta

Sipas La Gazzetta dello Sport, Juventus nuk po përpiqet të bind Vlahovic të rinovojë, por shpresojnë që me këto paraqitje, serbi të tërheq edhe një herë admirues në Evropë, në mënyrë që ta kenë me të lehtë për ta shitur në janar. Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” janë të gatshëm të dëgjojnë ofertat që mund të vijnë nga klube si Chelsea dhe Man.United.

Sigurisht, Juve nuk është në një pozicion komod për të negociuar, kjo për vetë faktin se Vlahovic është futur në vitin që i përfundon kontrata, qershor 2026. Për këtë janë të qartë edhe në klub, ndaj nuk pretendojnë të përfitojnë shifra të çmendura nga kartoni i Vlahovic, thjesht kërkojnë të përfitojnë diçka pasi në të kundërt në fund të sezonin serbi do largohej falas.

()

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×