VAR i prishi festën e golit, Ismajli “fluturon” në 1/8, Torino gjen Romën (VIDEO)

Me Ismajlin titullar dhe protagonist, Torino “thyen” 1-0 Pisa duke siguruar një biletë për në fazën e 1/8 në Kupën e Italisë, aty ku do të përballen me Romën. “Demat” gjetën shpejt golin e avantazhit, që në minutën e 9-të, ku Casadei me kokë gjatë zhvillimeve të një goditje këndi dërgoi topin në rrjetë.

Vendasit nuk e vendosën ndeshjen për asnjë moment në dyshim, ndërsa më fillimin e pjesës së dytë, sërish gjatë zhvillimeve të një goditje këndi, Ismajli dyfishoi shifrat duke gjetur golin e tij të parë me fanellën e Torinos, por për fat të keq, me ndihëm e sistemit VAR, gjyqtari i takimit anuloi gjithçka për prekje të topit me dorë. Pisa mbeti me 10-të lojtar pas daljes me karton të kuq të Cuadrado-s duke ia bëra me të lehtë Torinos pjesën e mbetur të ndeshjes. Nga minuta e 71-të, në fushë u hodh edhe Kristjan Asllani. Rezultati mbeti i pandryshuar, me Torinon që “fluturon” në fazën e 1/8, një rezultat pozitiv për të cilin Ismajli shpreson që të këtë efekt pozitiv edhe në Serie A:

“Pisa është një skuadër që luan në Serie A, ka lojtarë të rinj dhe të fortë. Kupa e Italisë mund të na shërbejë për të gjetur vazhdimësinë. Shpresoj që ky rezultat të ketë ndikim edhe në sfidën e radhës, kundër Parmës”, u shpreh Ismajli pas ndeshjes.

()

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×