Sfidë brenda sfidës, Allegri përballë Conte-s, Modriç e De Bruyne “ndezin” duelin Milan-Napoli

Milan Napoli do të jetë padyshim sfida më e rëndësishme e Javës së 5 në Serinë A. Një test i vërtetë për Napolin e Contes që do të përballet me Milanin, me kuqezinjtë e Max Allegrit që janë një prej skuadrave më në formë të këtij fillim sezoni. Por përveç duelit Milan-Napoli, kjo përballje do të ketë sigurisht edhe sfidë brenda sfidës duke nisur nga ajo mes dy teknikëve, historitë e të cilëve kryqëzohen me njëri-tjetrin.

Në 30 maj, mund të themi se ka lindur përballja Milan-Napoli. Pas titullit kampion të fituar ndaj Interit, Napoli u përball me frikën e humbjes së trajnerit të tij, Antonio Conte, i cili u përfol se mund të largohej për të drejtuar Juventusin. Për t’u siguruar, presidenti De Laurentiis kontaktoi Massimiliano Allegri dhe arriti një marrëveshje paraprake. Por një ditë pas takimit me Conte, surpriza erdhi: trajneri italian rinovoi me Napolin. Në të njëjtën kohë, Milan, i informuar për zhvillimet, siguroi Allegri-n dhe e bëri trajnerin e ri të skuadrës vetëm 24 orë më pas.

Më 24 shtator, pas 121 ditësh, Allegri dhe Conte do të përballen në San Siro: njëri do të udhëheqë Milanin, tjetri Napolin. Dy specialistë të titujve që janë ndarë ndër vite dhe që tashmë premtojnë një spektakël të madh në një ndeshje që mund të ndikojë shumë në sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë në fushë, dueli më interesant do të jetë ai midis mesfushorëve Luka Modric dhe Kevin De Bruyne, të cilët fillimisht u cilësuan me epitetin të “vjetër” , po shfaqin një nivel të jashtëzakonshëm loje në Serie A. Modriç , ka qenë një lider i pa ndalur për Milanin, duke shënuar madje edhe 1 gol, ndërsa De Bruyne, edhe pas një periudhe jashtë forme, është bërë qendra e Napolit të Conte. Të dy krijojnë hapësira, bëjnë pasime brilante dhe e dinë gjithmonë ku do të shkojë topi. Shumë duele Brenda sfidës Milan-Napoli, që pritet që të dielën në mbrëmje të zgjojë kuriozitetin e të gjithë fansave të futbollit, në një ndeshje që pritet të ketë plotë të papritura dhe shumë emocione.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×