Zbulohen emrat e personave të arrestuar në lidhje me vrasjen e Klevis Lleshit.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për se në pranga kanë përfunduar Sabah Nuzi dhe Samet Loka të dy 31 vjeç të cilët dyshohen për veprën penale “vrasje për gjakmarrje”, “fshehje dhe asgjësim kufome”, pastrim i produktive të veprës penale”, “grup strukturuar kriminal”.
Ndërkohe në kërkim janë shpallur Aurel Hoxha, i njohur dhe me emrin Aurelinjo Kalaveri 36 vjeç dhe shtetasi Sajmir Kolaveri të dyshuar për të njejtat akuza.
Mësohet se vrasja makabre u zbulua nga zbardhja e komunikimeve në Sky ECC.
© BalkanWeb