Giovanni Leoni do të qëndrojë jashtë fushave të blerta përreth 1 vit. Dëmtimi i mbrojtësit italian, në debutimin e tij me Liverpool, në sfidën e fundit aty ku Reds-at luajtën ndaj Southampton për kupën e ligës, rezultoi më i rëndë se sa pritej. 18 vjeçari ka dëmtuar ligamentin e gjurit, duke humbur kështu të gjithë sezonin.
Ka qenë vetë tekniku i Liverpool, Arnse Slot që ka pohuar për mediat lidhur me situatën e ish mbrojtësit të Parmës, Leoni. Tekniku holandez nuk ngurroi të shpreh të gjithë mbështetjen e tij dhe stafit ndaj Leonit, duke theksuar se ai është ende në moshë të re dhe se do të ketë shumë vite të tjera në vazhdim ku do të mund të tregojë të gjitha cilësitë e tij.
© BalkanWeb